Kosova regjistron 453 raste të reja dhe 8 viktima

exit.al 17 Dhjetor 2020, 15:07

Në Kosovë ditën e mërkurën janë regjistruar 453 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1470  testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 11.280. raste aktive me koronavirus, me një total prej 47.952  rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.233 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë