Maqedonia e Veriut e zhgënjyer me BE-në: Mos nisja e negociatave, gabim strategjik!

exit.al 17 Dhjetor 2020, 15:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shprehu zhgënjimin p Bashkimin Europian që nuk miratoi kornizën e negociatave për antarësim, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.

Këshilli Europian pritet të miratojë të enjten konkluzionet e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Këto konkluzione i bëjnë thirrje vendeve të Ballkanit që të zgjidhin përplasjet mes tyre, edhe për mos-dakordësitë për kufijtë, si është dhe rasti mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në një reagim zyrtar, Shkupi kujtoi se i ka plotësuar të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, gjë që do të niste edhe procesin e negociimit për antarësim të Maqedonisë.

Qeveria e Zaev akuzoi BE-në se po bën gabim të madh gjeostrategjik duke tradhëtuar pritshmëritë e qytetarëve maqedonas.

Maqedonia u shpreh e vendosur për të mos diskutuar më asnjë çështje që ka të bëjë me identitetin kombëtar.

Shpërndaje te miqtë