Parisi mbyll të gjithë baret, shton kufizimet ndaj qytetarëve

exit.al 4 Tetor 2020, 18:24

Qeveria franceze do të shtojë kufizimet për bizneset dhe qytetarët në Paris, pasi numri i të infektuarve ditorë po rritet ndjeshëm.

Nga e hëna, 5 tetor, pritet që në Paris të mbyllen të gjithë baret dhe lokalet, nuk do të lejohen më grupimet e qytetarëve dhe do të kufizohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve dhe në ambiente të hapura.

Vetëm të shtunën, Franca raportoi 16 972 të infektuar të rinj me koronavirus.

Prej disa javësh tashmë, në Francë është e detyruar mbajtja e maskave si brenda, ashtu dhe në ambientet e jashtme, por as kjo masë nuk ka mundur ta ulë numrin e të infektuarve.

Shifrat nga agjencia shëndetësore rajonale ARS tregojnë se rastet e reja të koronavirusit mbeten mbi 250 për 100 mijë banorë në Paris, një prag që shkakton protokollin e alarmit maksimal që ka goditur tashmë qytetet jugore Aix-en-Provence dhe Marseille dhe rrethinat e tyre.

Në total në Francë numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 607 mijë persona, ndërsa numri i viktimave në mbi 32 mijë.

Shpërndaje te miqtë