Arrestohen 2 të rinj, po transportonin 36 emigrantë të paligjshëm

exit.al 4 Tetor 2020, 16:59

Dy të rinj janë arrestuar, të dielën, afër Morinës, teksa po trasportonin 36 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.

Të rinjtë, 22 dhe 33 vjeç, i kishin premtuar emigrantëve kalimin në Kosovë kundrejt një pagesë. Ata i kishin transportuar emigrantët nga Korç drejt Tiranës, e më pas drejt pikës kufitare të Morinës.

Hetimet për dy të arrestuarit po kryhen nga prokuroria e Kukësit.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Shpërndaje te miqtë