Papa Françesku dënon rendjen pas kënaqësive materiale

exit.al 25 Dhjetor 2015, 10:53

Në meshën e përvitshme të Vigjiljes së Krishtlindjes, Papa Françesku dënoi dhënien pas konsumit e kënaqësive materiale dhe kulturën e indiferencës që ndeshet sot në botë. Ndër të tjera, Papa është shprehur:

Në një shoqëri kaq shpesh të dehur nga kunsumi i shfrenuar e kënaqësitë fizike, pasuria e ekstravaganca, prirja për t’u dukur dhe narçicizmi, [Krishti] na thërret të sillemi esëll, me fjalë të tjera, në mënyrë të thjeshtë, të balancuar, të qëndrueshme, të aftë për të kuptuar dhe për të bërë atë që është thelbësore… Mes kulturës të indiferencës, që jo rrallë kthehet në një kulturë të pamëshirshme, stili jonë i jetës duhet të jetë i devotshëm, i mbushur me ndjeshmëri ndaj të tjerëve, me dhembshuri e mëshirë.”

 

Të sugjeruara

Shfaq më shumë artikuj të sugjeruar