OSHEE njofton shkëputje të energjisë elektrike në 21 dhjetor

exit.al 20 Dhjetor 2020, 19:59

Disa prej njësive administrative të Tiranës nuk do të kenë furnizim me energji elektrike të hënën, 21 dhjetor, për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se të hënën, nga ora 10:00 deri në 14:00, nuk do të ketë drita në zonat e Domjes, Bërxullës, Bathores, Bregu i Lumit dhe në disa lagje të Qerekës.

Shpërndaje te miqtë