“Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.”
Shpërndaje te miqtëBasha akuzon Ramën për rritjen e çmimeve të ushqimeve
Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi, të dielën, se gjatë 7 viteve të qeverisë Rama çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë për shkak të keqqeverisjes.
Në një postim në Facebook, Basha ndau një artikull ku shkruhej se Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore.
“Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!” shkroi Basha.
Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të luftohen monopolet dhe klientelizmi, për të parandaluar rritjen e çmimeve në kurriz të qytetarëve:
Të sugjeruara
Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Spanjë
20 Dhjetor 2020, 17:18Shkon në 11 numri i viktimave nga shpërthimi në spitalin në Turqi
20 Dhjetor 2020, 21:30Amerikë, nis shpërndarja e vaksinës së Moderna-s
20 Dhjetor 2020, 16:45
Eunukët e pushtetit: kanë gjithçka përveç guximit për dinjitet
20 Nëntor 2026, 10:02
