Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Spanjë

exit.al 20 Dhjetor 2020, 17:18

Brandon Bregu, 42 vjeç është shqiptari i ekzekutuar dy ditë më parë, në një lokal në Spanjë.

Mediat spanjolle shkruajnë se vrasja e Bregut me armë zjarri, në mënyrë mafioze teksa ai po pinte kafe me partneren e tij, lidhet me pazare droge mes bandave.

42 vjeçari nga Lushnja prej disa vitesh nuk jetonte më në Shqipëri, por udhëtonte shpesh me Spanjës e Anglisë.

Në Shqipëri, Bregu rezulton si person pa precedent penalë.

Ndërkohë policia spanjolle nuk ka mundur ende të identifikojë autorin e vrasjes.

Bregu u qëllua disa herë me armë zjarri nga një person me maskë i cili i është afruar tavolinës ku ndodhej shqiptari.

 

Shpërndaje te miqtë