Hakerat sulmojnë faqet e institucioneve kryesore amerikane

exit.al 18 Dhjetor 2020, 12:03

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një sulm i sofistikuar virtual nga një grup hakerash po tenton të sulmojë faqet dhe databazat e qeverisë, institucioneve kryesore dhe sektorit privat.

Departamentet e Thesarit të Shtetit dhe Tregtisë së Amerikës janë mes faqeve që po sulmohen.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) e SHBA-ve thanë se prishja e sulmit do të jetë "shumë komplekse dhe sfiduese".

Shumë dyshojnë se qeveria ruse është përgjegjëse për sulmin, por ajo ka mohuar pretendimet.

CISA nuk identifikoi kush ishte prapa sulmit; cilat agjenci dhe organizata janë sulmuar; ose çfarë informacioni ishte vjedhur ose ekspozuar.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden tha se ai do ta bënte sigurinë kibernetike një "përparësi kryesore" të administratës së tij.

"Ne duhet të përçajmë dhe të parandalojmë kundërshtarët tanë nga ndërmarrja e sulmeve të rëndësishme kibernetike," tha ai. "Ne do ta bëjmë këtë, ndër të tjera, duke u imponuar kosto të konsiderueshme atyre që janë përgjegjës për sulme të tilla dashakeqe, përfshirë në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë."

Shpërndaje te miqtë