Organizatat bamirëse thirrje Britanisë të ndajë vaksinat për vendet e varfra

exit.al 28 Mars 2021, 20:40

Disa organizata bamirësie i bën thirrje të dielën Britanisë që të shpërndajë vaksina për endet e varfra.

Një ndër këto organizata është edhe Save the Children dhe Welcome Trust.

Këto organizata i kërkojnë Boris Johnson që të shpërndajë vaksina edhe për vendet e varfra.

Më herët qeveria britanike bëri me dije se do të ndajë dozat e vaksinës që do i teprojnë kur kjo gjë të jetë e mundur.

Ndërsa të dielën Britania tha se është e sigurt që dozat e dyta të vaksinave COVID-19 do të administrohen në kohë.