Greqia regjistron 735 pacientë në intubim, 1449 raste me Covid-19 dhe 54 viktima

exit.al 28 Mars 2021, 19:35

Greqia regjistroi të dielën 1 449 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit humbën jetën si pasojë e koronavirusit 54 persona.

735 pacientë ndodhen në intubim, një shifër e lartë për Greqinë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 është  254 031.

Që nga fillimi i pandemisë, 1 664 pacientë kanë dalë nga intubimi.

Greqia ka regjistruar gjithsej 7 880 viktima nga Covid-19.