Franca e zgjeron fushatën e vaksinimit

exit.al 28 Mars 2021, 17:50

Franca ka zgjeruar fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 në fundjavë.

Personat e me shëndet të mirë nga mosha 70-vjeçare e më lartë janë në listë për vaksinim.

Franca ka ngritur qendrën e vaksinimit masiv në Velodromen Nacional në perëndim të Parisit.

Në fazën e parë të vaksinimit në Francë u vaksinuan pjesa më e riskuar e popullsisë.

Në Francë janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës anti-COVID nga Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, 7.7 milionë qytetarë.