“Populli duhet të dijë të vërtetën, partia më e madhe e opozitës duhet të dijë të vërtetën se për çfarë po bisedohet me Bullgarinë.”
Mickovski u shpreh se VMRO DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, në rast se dëmtohen interesat kombëtare. Deputeti Antonio Milloshoski, ish ministër i Jashtëm kërkoi që Zaev të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Po ashtu ai tha se edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov duhet të japin dorëheqjen, pasi kanë bërë negociata të fshehta me Bullgarinë:“Ata nuk kanë të drejtë të luajnë me të rënët, kujtimet dhe të kaluarën, me dhimbjen dhe me vlerat tona për çlirimin e Maqedonisë dhe Evropës. Ata duhet sa më parë që të japin dorëheqje.”
Lidhja Social Demokrate(LSDM) e kryeministrit Zaev ka reaguar ndaj protestës dhe ka thënë se VRMO DPMNE punon për shërbime të huaja. Përfaqësuesi LSDM-së Stefan Vases deklaroi se Miskoski paraqet rrezik për shtetin dhe qytetarët. Sipas tij VMRO DPMNE bllokon proceset në vend dhe luftën kundër Covid-19. “Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdimisht bllokojnë proceset në vend, po bllokojnë luftën kundër koronavirusit, po bllokojnë punën e Kuvendit, po bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shumica e qytetarëve i dhanë mbështetje të madhe progresit dhe të ardhmes. Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz përpara drejt një të ardhme progresive dhe drejt realizimit të angazhimeve strategjike”, tha ai. Mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe opozitës bëri që Bullgaria të ndalonte nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në BE. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishin menduar të hapeshin në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare te BE, në 10 nëntor, por Sofja e kundërshtoi. Bullgaria kërkoi nga Maqedonia e Veriut një marrëveshje paraprake mbi prejardhjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase. Shpërndaje te miqtë
