KQZ ndryshon shpërndarjen e mandateve në zonat zgjedhore

exit.al 1 Dhjetor 2020, 19:25

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e re të mandateve sipas zonave zgjedhore.

Në projektvendimin e KQZ, sqarohet se për shkak të ndryshimit të numrit popullsisë duhet të ribëhet shpërndarja e mandateve. Në bazët të formulës së re të përllogaritjes nga kqz numri mesatar i votave në rang republike për 1 deputet është 32464 vota.

Sipas shpërndarjes së propozuar qarqet që ndryshojnë janë Tiranë, Dibër, Gjirikastër. Shpërndarja e re e mandative është si më poshtë:

Qarku Berat             – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër            – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës          – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan        – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër   – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë           – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës           – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë           – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër       – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë          – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë           – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Shpërndaje te miqtë