Maqedonia e Veriut kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 6 muaj

exit.al 1 Dhjetor 2020, 19:20

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në qershor 2021. Kuvendi ende nuk e ka miratuar këtë kërkesë, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake po ruajnë spitalet kovid. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të 29 viktima të reja me COVID-19, 1.069 persona të infektuar, dhe 1.242 të shtruar në spitale.

Në total, në Maqedoninë e Veriut u identifikuan 62.945 persona të infektuar dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive.

Shpërndaje te miqtë