Opozita kërkon heqjen e dekoratave dhënë persekutorëve

exit.al 17 Dhjetor 2015, 12:21

Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkuan, sot gjatë seancës plenare, heqjen e dekoratave dhënë nga qeveria.

Zonja Topalli i kërkoi kryetarit të Kuvendit, që në emër të institucionit, të heqë gjithë dekoratat që Kryeministri Rama i ka dhënë persekutoreve dhe atyre që gjatë komunizmit kanë bërë krime ndaj njerëzimit.

Zoti Berisha kërkoi hartimin e një rezolute për t’iu imponuar qeverisë për heqjen e dekoratave ndaj këtyre personave.