Ndërron jetë një funksionar i arrestuar për korrupsion

exit.al 16 Dhjetor 2015, 22:24

Ish drejtori i Emergjencave Civile Lushnje, Robert Shtëmbari ka ndërruar jetë, sot në burgun e Rrogozhinës, për shkak të një ataku kardiak.

Ai ishte 55 vjec dhe sipas mjekëve vuante prej kohësh nga tension i lartë.

Zoti Shtëmbari ishte arrestuar më 2 nëntor të këtij viti me akuzën e korrupsionit pasiv.