Opozita e bashkuar: PS refuzon të dërgojë kërkesën drejt OSBE, po shkel marrëveshjen e 14 janarit

exit.al 1 Tetor 2020, 11:14

Opozita e bashkuar deklaroi se Partia Socialiste ka refuzuar të dërgojë kërkesën për opinion drejt OSBE/ODIHR për koalicionet.

Në një komunikim me mediat, përpara nisjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi pohoi:

"Opozita ka kërkuar t'i drejtohemi OSBE/ODIHR për të kërkuar opinion për koalicionet siç janë sot. Ka dy jave që PS refuzon të dergojë kërkesë, duke shkelur marrrevshjen e 14 janarit"

Bylykbashi pohoi se nëse mazhoranca vazhdon në këtë formë, kjo cenon vazhdimësinë e reformës dhe vë në rrezik integrimin e vendit.

Shpërndaje te miqtë