Gjykata e Posaçme pezullon ish kreun e OFL-së, Artan Shkëmbi

exit.al 1 Tetor 2020, 10:36

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Pezullim nga detyra" për drejtorin e OFL-së, Artan Shkëmbi.

Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të informacioneve.

Të martën, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu pezulloi nga detyra Shkëmbin.

Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.

Për të lexuar më shumë rreth kësaj çështje kliko këtu.

Shpërndaje te miqtë