OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar në Vlorë

exit.al 28 Tetor 2020, 12:00

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve në Vlorë

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

– Eraldo Canajn, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Viktor Omerin, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– Pëllumb Sherifajn, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë