OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Fier e Tiranë

exit.al 17 Nëntor 2020, 13:31

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Fier e Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. F.K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. R.R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
  3. L.Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
  4. Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë