Një 28-vjeçare shtatzënë me Covid-19 ndërron jetë

exit.al 17 Nëntor 2020, 13:24

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, gjatë mbrëmjes së të hënës. Nga informacionet e deritanishme, mësohet se 28-vjeçarja e infektuar me Covid-19 ka pësuar hemorragji të brendshme.

Ajo ndodhej prej tre ditësh në repartin e shërbimit intensiv në spitalin Infektiv.

Kjo është hera e parë që një grua shtatzënë humb jetën me Covid-19.

Në përditësimin e së martës pritet të jepen më shumë informacione për këtë ngjarje.

Shpërndaje te miqtë