OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar, mes tyre dhe miku i Ervis Martinajt

exit.al 3 Qershor 2020, 13:59

Operacioni Forca e Ligjit  i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike. Një prej tyre, i dënuar për vrasje, njihet dhe si miku i Ervis Martinajt.

Ata janë:

  • Emiljano Tasho – i dënuar për vrasjen e Enton Nikajt në 2015-ën dhe i njohur si miku Ervis Martinajt;
  • Ylli Murati –  i dënuar për vjedhje me armë;
  • Spartak Kazazi – i dënuar për vrasjen e Gentian Durajt në vitin 2000;
  • Blendi Harasani – i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.