“Kjo qeveri do të promovojë dhe mbrojë sovranitetin e vendit si një tërësi e pandashme.
Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA, duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit.”
Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 61 vota qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në koalicion e ri qeverisës janë LDK-ja e Isa Mustafës, AAK-ja e Ramush Haradinajt, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, Lista Serbe dhe parti të tjera të vogla. Bie në sy mungesa në koalicion e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e re (AKR).
