OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar

exit.al 15 Shtator 2020, 14:37

Operacioni Forca e Ligjit kërkoi, të martën, deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Tepelenë dhe Gjirokastër. Ata janë:

– Mirald Meça – banues në Tepelenë, i dënuar për ‘prodhim dhe shitje bimësh narkotike’;

– Kreshnik Gërveshi –banues në Gjirokastër, i dënuar për ‘kultivim bimësh narkotike’;

– Ali Basha– banues në Gjirokastër, i dënuar për ‘kultivim bimësh narkotike’.

– Raul Skënderi– banues në Tepelenë, i dënuar për ‘prodhim dhe shitje bimësh narkotike’.

Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.

Shpërndaje te miqtë