Arrestohet 50 vjeçari që tërhiqte zvarrë qenin

exit.al 15 Shtator 2020, 14:28

Policia e Durrësit ka arrestuar, të martën, një 50-vjeçar, i akuzuar për keqtrajtim të kafshëve.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrjetet sociale, një ditë më parë, qarkulloi një foto e një makine që tërhiqte zvarrë një qen.

50 vjeçari akuzohet për ‘keqtrajtim të kafshëve’. Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Durrësit.

Shpërndaje te miqtë