"Pse nuk priti 30 minuta sa të shkarkoheshin dhe pastaj të shikonin se ku do të shkonte kontejner, destinacioni i parë ishte shkarkimi i bananes dhe pastaj do të shkonte në destinacion final. Donin të shpëtonin trafikantin e vërtetë dhe të bënin show me disa ministra e politikan se këtu s'ka nevojë. Duke më arrestuar mua, Policia dhe Prokuroria arrestoi pronarin e frutave në kontenier që s'është pronë e imja."
Çekaj tha se kompania e tij është përgjegjëse vetëm për sasinë e bananeve, dhe jo për transportin e tyre, e cila bëhet me kontejnerët e një kompanie tjetër, CMA CGM, në kontenierët e së cilës është gjetur jo pak herë drogë:"CMA-CGM është përgjegjëse për transportin e frutave në det. Këtu nuk mund ta ndryshojë askush. Duke u nisur që nga transporti tokësor, kontejnerët dhe gjithçka është përgjegjësi e CMA-CGM. Nuk është hera e parë që në kontenierët e CMA CGM gjenden drogë, përditë ndodh se trafikantët s'do i sjellin 2 ton drogë në shpinë, por përdorin kompanitë e mëdha."
Çekaj mbrojti veten duke thënë se nëse do të ishte trafikant droge, do të kishte korruptuar 'skaner, doganier me radhë', për të siguruar që kontejnerët e tij nuk do të hapeshin. Arbër Çekaj dhe dy të arrestuar të tjerë akuzohen për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, në shkurt 2018. Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’. Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn, 16 vite për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë. Të tre të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndaj në rast se gjykata pranon dënimet e kërkuara nga prokuroria, të dënuarit do të vujnë vetëm 2/3 e dënimit. Shpërndaje te miqtë
