OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar

exit.al 13 Gusht 2020, 18:00

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të enjten deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar.

Ata janë:

  1. Elsido Sani, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitje”
  2. Kujtim Xhufi banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
  3.   Elidon Bendajaia, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

Ata kanë 48 orë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë