KPK ndërpret procesin e vetingut për prokurorin e Apelit Tiranë, pas dorëheqjes së tij

exit.al 13 Gusht 2020, 16:55

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka, pasi ky i fundit paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dorëheqjen.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Prokurori Gjoka dha dorëheqjen më 2 qershor për arsye shëndetësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e miratoi dorëheqjen e tij me 12 qershor.

Tashmë Gjoka nuk do ketë mundësi të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Shpërndaje te miqtë