Arrestohet 56-vjeçari, akuzohet për abuzim seksual ndaj një vajze me probleme mendore

exit.al 18 Nëntor 2020, 09:50

Policia e Krujës ka arrestuar, të martën, një 56-vjeç, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 24-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se nga ky abuzim, vajza ka mbetur shtatzënë.

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 56-vjeçarin.

Arrestimi i tij u bë pasi prokuroria ka hetuar dhe ka provuar përmes analizës së ADN-së se fëmija i lindur nga vajza ishte i 56-vjeçarit.

I arrestuari tani akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur.

Shpërndaje te miqtë