OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar

exit.al 30 Tetor 2020, 14:41

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”
  2. Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë