Basha: Rama i dha 13,7 milionë euro inceneratorëve gjatë pandemisë

exit.al 30 Tetor 2020, 14:39

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se i ka dhënë 13,7 milionë euro për inceneratorët vetëm gjatë muajve të pandemisë. Në bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët, Basha tha se Rama nuk ka bërë investime në shëndetësi, kaq shumë të nevojshme në këto momente, por ka zgjedhur të paguajën mafien e plehrave:

“Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët gjatë pandemisë. Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese.

Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t'i ndajë me mafian e plehrave.

Ka zgjedhur t'i japë miliona euro mafies së plehrave në vend që të ndihmojë shqiptarët.”

Basha i bëri apel SPAK-ut që të hetojë dhe vërë përpara drejtësisë ata që abuzojnë me fondet publike në këtë situatë të vështirë më të cilën po përballet vendi. Shpërndaje te miqtë