OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve

exit.al 14 Tetor 2020, 14:31

Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. B. L., banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;
  2. Q. K., banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  3. E. L. (R.), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);
  4. V. Sh., banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë