Basha hedh dyshime për numrin e të infektuarve: Shifrat që raportohen, jo reale

exit.al 14 Tetor 2020, 13:50

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi dyshime se numri i të infektuarve në vend është më i lartë se ai që raportohet zyrtarisht. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se 'shifrat që raportohen nga autoritetet nuk janë reale'. Duke komentuar vendimin e Ramës për bërjen të detyrueshme mbajten e maskave kudo, Basha tha se ky vendim i shërben Ramës që të fshihet për mosmarrjen e masave reale që parandalojnë përhapjen e Covid-19. Ai tha se Rama po shpërndoron paratë për t'ia dhënë një grupi oligarkësh dhe nuk po i vë ato në shërbim të qytetarëve, në këtë moment krize:

"Siç kemi dëshmuar me dokumenta zyrtare të kësaj qeverie, paratë vijojnë të shpërdorohen në mënyrë kriminale, ua fal oligarkëve që s’bëjnë asgjë, njëgrusht njerëzish që s’bëjnë asgjë."

Shpërndaje te miqtë