“Nxënësit e familjeve të privilegjuara… arritën të merrnin edukim edhe pse shkollat u mbyllën. Ndërsa ata nga familje të varfra shpesh herë nuk arritën të ndiqnin mësimin kur shkollat u mbyllën”.
Por, sfida ende nuk ka përfunduar, tani që shkollat po hapen, ato duhet të koordinojnë cilësinë e mësimdhënies me rregullat e reja kundër Covid-19. Gjithashtu me rënien e ekonomisë, ka një rrezik që edhe buxheti i shkollave të ulet. Bota i mbylli shkollat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe ulur kurbën e përhapjes. Në pjesën më të madhe të vendeve, ato u mbyllën për 10 javë rresht, ose për një të tretën e vitit. Shpërndaje te miqtëOECD: mbyllja e shkollave do të ndikojë ekonominë për vitet e ardhshme
Mbyllja e shkollave si pasojë e Covid-19 do të shkaktojë një humbje të aftësisë tek fëmijët që do të sjellë 1,5 % rënie në ekonominë botërore për këtë shekull. Vlerësimi u krye nga Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe për Zhvillim (OECD).
Të dhënat e vlerësimit u publikuan nga Reuters. Ato janë:
Për SHBA-të, kjo do të thotë 15,3 mijë miliardë humbje në ekonomi, dhe dëmi do të rritet më shumë nëse mbyllja e shkollave do të shtrihet edhe në vitin e ri akademik.
“Humbja e mësimit do të sjellë humbje të aftësive të lidhura me mundësinë e njeriut për të prodhuar”, shkruhet në raportin e OECD-së.
Një ndikim tjetër i rëndësishëm, është diferenca e mundësisë për tu shkolluar mes të varfërve dhe të pasurve. Fëmijët me akses në internet, kompjuter dhe me ndihmë nga familja, arritën rezultate shumë herë më mira se sa fëmijët që nuk i kishin këto mundësi.
Të sugjeruara
KLGJ zgjedh 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor
8 Shtator 2020, 17:38Lajme Aeroporti ‘Nënë Tereza’: 25 fluturimet e konfirmuara për të mërkurën
8 Shtator 2020, 17:18Kryeministri i Kosovës Hoti takon Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi
8 Shtator 2020, 16:58
Harta ndryshon, mendësia mbetet dhe monologu i pushtetit vazhdon
10 Tetor 2026, 21:06
