“Diskutim mjaft i mirë me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti sot. Të kënaqur që u bë përparim i gjatë takimit të nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së. Sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, BE është gati për të punuar në ndjekjen e përbashkët për të përparuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin mes vendeve.”
Hoti dhe Vuçiç po zhvillojnë prej dy ditësh takime me zyrtarë të lartë të BE-së. Ditën e hënë ata takuan shefin e punëve të jashtme, Josep Borrel dhe David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Disa ditë më parë Kosova dhe Serbia firmosën një dokument, ku ranë dakort për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Në lidhje me njohjen reciproke, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell pohoi se do të diskutohet në Bruksel. Shpërndaje te miqtëKryeministri i Kosovës Hoti takon Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u takua me Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi në Bruksel sot. Në një postim në Tëitter, Varhelyi shpreh gadishmërinë e BE-së për përparimin e dialogut mes dy vendeve, Kosovë-Serbi.
Të sugjeruara
Poeti shqiptar, një nga 100 poetët ndërkombëtarë pjesë e poezisë ‘Grimcat e Ajrit’
8 Shtator 2020, 16:30Rregjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në Berat
8 Shtator 2020, 15:42Përditësim 8 shtator: 147 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19
8 Shtator 2020, 16:08
Harta ndryshon, mendësia mbetet dhe monologu i pushtetit vazhdon
10 Tetor 2026, 21:06
