KLGJ zgjedh 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

exit.al 8 Shtator 2020, 17:38

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) hodhi të martën, më 8 shtator shortin për  8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Shorti u organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, dhe gjyqtarët e përzgjedhur janë:

  1. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë
  2. Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes
  3. Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës
  4. Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës
  5. Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
  6. Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë
  7. Emona Muci,  gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit
  8. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.

 

Shpërndaje te miqtë