OBSH këshillon mbajtjen e maskës gjatë vizitave familjare për Krishtlindje

exit.al 17 Dhjetor 2020, 15:49

Mbledhjet familjare për festën e Krishtlindjeve duhet të bëhen në ambjente të jashtme ose përndryshe duhet të respektohet mbajtja e vazhdueshme e maskës.

Kjo është këshilla e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që iu drejtua edhe komuniteteve të ndryshme në Europë.

Grupimeve fetare që ndodhen në shtete ku përhapja e virusit është e lartë, i kërkohet të shtyjnë apo të kufizojnë organizimet me shumë njerëz.

Ajo ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët të evitojnë udhëtimet jo të domosdoshme.

Shpërndaje te miqtë