Hotel Ljubjana në Durrës pritet të rrëzohet

exit.al 27 Nëntor 2019, 17:40

Policia ka rrethuar Hotel 'Ljubjana' në Durrës sepse pritet të shembet. Mediat raportojnë se kati i parë i hotelit është tërësisht i dëmtuar, kollanat mbajtëse janë dëmtuar. Hoteli është i boshatisur, i gjithë personeli është evakuuar.

Dje, Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hoqi edhe depozitat qendrore të gazit nga hoteli.

Hoteli ndodhet në zonën e Shkëmbit të Kavajës, përballë Hotelit “Mira Mare”, tashmë të shembur dhe ku humbën jetën 3 persona.