Nxënës e prindër në Elbasan protestë për mungesën e ngrohjes në shkollë

exit.al 11 Janar 2021, 09:04

Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan po protestojnë për mungesën e ngrohjes.

Me pankarta 'Duam ngrohje' nxënës e prindër po qendrojnë përpara shkollës 9-vjeçare 'Europa' , duke bojkotuar mësimin.

Prindërit shprehen se për shkak të mungesës së ngrohjes veshin shumë trashë fëmijët e tyre.

Ata tregojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kësaj kërkese.

Sot fillon mësimi në të gjitha shkollat në vend pas pushimeve të dimrit.

 

Shpërndaje te miqtë