“Unë besoj se i kemi dhënë turizmit gjithcka që është e arsyeshme në këtë situatë, i kemi shtyrë të gjitha detyrimet për këtë vit. Çfarë lehtësimesh fiskale kur nuk ka asnjë detyrim, biznesit të vogël i janë falur të gjitha taksat, përfshirë heqjen e kamatëvonesave, janë shuma të mëdha.”
Rama shtoi se qeveria po shikon mundësinë për hapjen e sezonit turistik me masa dhe rregulla strikte:“Jemi duke parë edhe të tjerët dhe do të shkojmë përpara për të hapur sezonin, por me shumë kujdes.
Goditja që ka marrë turizmi është reale, por mundësitë për t'u mbrojtur, janë të përballueshme.”
