Nuk ka më ndihmë ekonomike, për ata që nuk pranojnë mundësinë e ofruar nga zyrat e punës

exit.al 12 Shkurt 2016, 13:15

Sot, Ministri i Çështjeve Sociale Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, deklaroi se:

“Ata që nuk pranojnë të punojnë, nga mundësitë e ofruara nga zyrat e punës, hiqen nga skema e ndihmës ekonomike.”

Gjithashtu, në takim, u diskutua për formalizimin e vendeve të punës, për projektligjin për ndërmarrjet sociale dhe për riintegrimin social.