Çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit? - Exit shpjegon

exit.al 12 Shkurt 2016, 13:50

Dy ditë më parë, qeveria miratoi draft ligjin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Exit.al ju sjell më poshtë parashikimet kryesorë ligjore për të:

  • Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë strukturë e posaçme për hetimin e korrupsionit të funksionarëve të lartë publikë, përfshi të zgjedhurit vendorë.

  • Funksioni i BKH-së është identik me funksionin e Policisë Gjyqësorë për hetimin e krimeve të tjera.

  • BKH do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Brendëshme.

  • Drejtori i BKH-së propozohet nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe emërohet nga Ministri i Brendshëm, pasi merret paraprakisht pëlqimi i Prokurorit të Përgjithshëm.

  • Drejtori i BKH-së shërben për 5 vjet, më të drejtë riemërimi.

  • Ai shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi merret më parë pëlqimi me shkrim i Prokurorit të Përgjithshëm.

  • Ai shkarkohet nga detyra në rast se: dënohet për një vepër penale; për shkelje të Kushtetutës ose shkelje të rënda të ligjit; për sjellje në kundërshtim me rregulloren e Policisë së Shtetit që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij; për shkelje të rënda të displinës në ushtrimin e funksioneve të tij.

  • Prokurori i Përgjithshëm përcakton një prokuror të Prokurorisë së Shkallës së Parë osë të Krimeve të Rënda për të drejtuar dhe bashkëpunuar në hetimet e BHK-së.

  • Punonjësit e BKH-së emërohen nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe duhet të zgjidhen nga rradhët e policëve aktualë.

  • Një Komision i Pavarur i Rishikimit me ekspertë të drejtësisë penale, që caktohen nga misionet e BE-së dhe SHBA-ve, do të monitorojë rekrutimet, trajnimet dhe shkarkimet e punonjësve të BHK-së.