Një pasagjer i paregjistruar hidhet nga trageti në Vlorë

exit.al 20 Qershor 2020, 20:21

Një person, i paidentifikuar u hodh nga trageti, një milje përpara se ai të ankorohej në Portin e Vlorës, dhe hipi në një varkë që po e priste, ditën e shtunë, në orën 06:00 të mëngjesit.

Identifikimi i tij nuk u bë dot sepse ai nuk ishte i regjistruar si pasagjer në traget.

Autoritete po hetojnë mënyrën se si ky person ka hyrë në traget pa u regjistruar.