Ambasadorja Yuri Kim: Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet në vend

exit.al 19 Qershor 2020, 21:26

Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë por duhet të vazhdojë përpara, tha Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim në një intervistë për gazetarin Blendi Salaj në A2CNN.

Njërëzit duhet të vazhdojnë të kërkojnë ndryshim dhe nuk duhet të dorëzohen, shtoi Ambasadorja Kim. “Unë nuk do të heq dorë, patjetër. Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq”, theksoi ambasadorja amerikane.