“Ata që qëndruan në parlament bënë gjënë e duhur. Siguruan që demokracia të vazhdonte të funksiononte në Shqipëri.”
Duke ju referuar përpjekjeve të tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem me lista të hapura, pavarësisht mosdakordësisë së partive të mëdha, Kim u shpreh:“Mendoj se është diçka e mrekullueshme që janë ambiciozë për popullin shqiptar, që duan më shumë e më shumë. Në një pikë të caktuar, do t’iu duhet të marrin disa vendime strategjike lidhur me çfarë është e rëndësishme tani dhe çfarë mund të arrihet më vonë. Kaq kam për të thënë për këtë”.
