Basha takon ambasadoren Yuri Kim

exit.al 19 Qershor 2020, 16:30

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar Ambasadoren amerikane Yuri Kim, në shtëpinë e kësaj të fundit, raport shqiptarja.com.

Takimi vjen pasi marrëveshja për reformën zgjedhore, në Këshillin Politik ka ngecur.

PS, PD dhe LSI nuk po dakordësohen për mënyrën e përzgjedhjes sê anëtarëve të KQZ-së.

Të premten paradite, oficeri politik i ambasadës amerikane Ian Crawford takoi përfaqësues të partive politike për të diskutuar mbi zhbllokimin e reformës zgjedhore.