Një i plagosur dhe një i vrarë, në 24 orët e fundit

exit.al 24 Maj 2020, 09:21

Më 24 maj, që në orët e para të mëngjesit në vend u shënua një i vrarë dhe një i plagosur.

Një djalë 29 vjeç u plagos në këmbë, në orën 01:30, me armë zjarri në Kavajë, pranë fabrikës së letrës. Policia arrestoi autorin e ngjarjes.

Një djalë 25 vjeç u vra në lagjen “Uji i ftohtë”, në Vlorë. Pas vrasjes autorët dogjën makinën, me të cilën po udhëtonin dhe armën e vrasjes, kallashnikov.