Pas tre javësh, shënohet viktima e 32 me Covid-19

exit.al 23 Maj 2020, 21:39

Një 64-vjeçare, e infektuar me Covid-19, vdiq më 23 maj në Tiranë duke e çuar në 32 totalin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Në një komunikim për shtyp Ministria e Shëndetësisë sqaroi se e moshuara ishte e shtruar prej tre javësh në spitalin e infektivit dhe vuante nga limfoma e trurit.

Në vend nuk kishte asnjë të vdekur nga Covid-19 prej rreth 3 javësh.