Një grua plagoset me armë zjarri brenda Kapitolit

exit.al 6 Janar 2021, 22:17

Një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua me armë zjarri gjatë mësymjes së ndërtesës së Kapitolit në SHBA, sipas “Ëashington Post”.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Gruaja raportohet të jetë plagosur në qafë dhe është transportuar jashtë Kapitolit me ambulancë.

Protestuesit kanë akuzuar policinë se qëlloi gruan sipas “The Post” por ende nuk është konfirmuar se nga kanë ardhur të shtënat.

Shpërndaje te miqtë